Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhes, Shkodër.
Policia njofton se një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga një 32-vjeçar ka aksidentuar një oficer policie, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje.
Si pasojë oficeri 55-vjeçar ka ndërrur jetë në vend, ndërsa autori është transportuar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.