Lajmi fundit/ Plagoset efektivi i policisë, detaje nga ngjarja

Një punonjës policie ka rrezikuar jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e të dielës në Krujë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë për mediat, aksidenti ndodhi rreth orës 06:10, në Dreven të Krujës.

Mësohet se një mjet në të cilin ndodhej shofer shtetasi me inicialet N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë. Burimet thanë se ai e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të shoferit 30-vjeçar që u përfshi në aksident.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...