Lajmi fundit/ Qëllohet me thikë 25-vjeçari shqiptar, humb jetën

Një shqiptar është vr arë jashtë një klubi në Koln të Gjermanisë.

Sipas të përditshmes gjermane “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm. Shkaku i vde kjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mp rehtë.

“Sipas rezultatit të autopsisë, i dëmtuari është vrarë duke përdorur një objekt të mprehtë”, tha Bremer.

Paraprakisht dyshohet se shqiptari është vr arë pas një she rri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përpla sja dhe kush është autori i vr asjes.

Ndërsa një dëshmitar tha për BILD: “Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri prej tyre ra pa ndjenja në tokë”.

Loading...