Lajmi fundit/ Sherr me thika në vend, një person me urgjencë për në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin, ku sipas informacioneve paraprake, plagosja me thikë ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Ende nuk ka të dhëna për rrethanat sesi ka ndodhur plagosja, ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Loading...