Lajmi fundit/ Shpërthen b ombola e gazit në lokal, p lagoset pronari 28 vjeç dhe klienti, detajet

Një shpërthim ka ndodhur në një lokal në Durrës. Policia informon se një bombol ka marrë flakë dhe ka shpërthyer si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Nga shpërthimi u lënduan pronari e lokalit dhe klientja që ishte aty. Fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

ADVERTISING

Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombol gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

(BalkanWeb)

Loading...