RENEA ka ekzekutuar 35-vjeçarin grek Kostandinos Kaçifa I cili qëlloi ditën e sotme ndaj policisë shqiptare në Bularat gjatë kohës që po mbahej ceremonia për nderimin e ushtarëve të rënë grekë gjatë luftës dytë botërore.
RENEA pasi e ka lokalizuar në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Kështu RENEA i është kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë 35-vjeçari Kostandin Kaçifa.
joftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë më parë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bularat ku shtetasi Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas mbi Policinë ju informojmë se:
Forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa është lokalizuar nga forcat speciale.
Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policise, por ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar seriozisht jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët.
Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.
Në vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ku vijojnë veprimet e tjera, nen drejtimin e Prokurorise.
Ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bularat në njësinë administrative Dropull në Gjirokastër. Pak minuta para nisjes së ceremonisë përkujtimore të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke, një 35-vjeçar ka qëlluar me automatik në ajër. Kur drejt tij kanë shkuar forcat e policisë, autori i sulmit, një shtetas grek, i cili jeton dhe punon në Greqi, Konstantinos Kacifas, ka hapur qëlluar me breshëri drejt makinës së tyre, duke iu rrezikuar jetën. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale, ku është thyer xhami i makinës së policisë.
Ceremonia në nderim të ushtarëve grekë
Menjëherë, policia është vënë në ndjekje të autorit të sulmit, dhe ka rrethuar zonën. Sapo ka parë sërish policinë, Kacifas ka qëlluar sërish drejt tyre.
Kostandin Kaçifa
Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ishte i pirë. Kacifas njihet në fshat si një person me probleme mendore. Në zonë po patrullojnë helikopterë, dhe dronë për të bërë të mundur kapjen e tij. Mësohet gjithashtu se në ndihmë të policisë së Gjirokastrës kanë shkuar edhe forcat RENEA dhe ato Shqiponja.