Lajmi i fundit! Pas arrestimit në Kosovë, lirohet reperi Noizy

Reperi nga Shqipëria, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë.

Express nga burimet merr vesh se reperi është liruar pasi ka paguar gjobë.

Reperi është kthyer nga Zvicra, ku qëndroi disa ditë nën shoqërinë e reperit, Mozzik dhe aktorit, Blerim Destani.

Madje, postimi i tij i fundit ishte një video nga momenti kur po priste që avioni të ngrihej në fluturim./Express

Loading...