Lajmi i fundit\ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për atentat

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë dhe raportohet për një viktimë. Sipas të dhënave të para, i vrarë ka mbetur 41-vjeçari Leartiad Lekaj.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kishës Ortodokse dhe policia pritet të japë detaje të reja nga ngjarja e rëndë, ku ndaj të riut është qëlluar me breshëri nga një makinë me targa të huaja.

Lekaj gjendej duke drejtuar motorin, dhe raportohet të ketë shkëmbyer vazhdimisht zjarr me pasagjerët e automjetit derisa ka gjetur vdekjen.

Burime bëjnë me dije se në makinë kanë qenë 3 persona, ende të paidentifikuar.

Sakaq, Policia ka nisur pika kontrolli në pikat kyçe të qytetit.

Loading...