Pasaportën shqiptare tashmë mund ta marrin edhe ata që kanë origjinë shqiptare dhe mund të vërtetojnë.
Gjithashtu edhe të huajt që lindin në Shqipëri, mund të pajisen me nënshtësi shqiptare.
Edhe shtetasit kosovarë mund ta përfitojnë lehtësisht tashmë nënshtetësinë.
Në nenin 6 të projektligjit thuhet se:
1.Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin.
2.Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë”, të pikës 1, të nenit 8, të këtij ligji.
3.Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.