Një lajm fake po qarkullon në shumë media se tërmeti me magnitutë 4.5 të shkallës rihter i cili ka shkaktuar një çarje kryesore të bulevardit kryesor të Durrësit.
“Kjo nuk është shkaktuar nga tërmeti. Kjo çarje këtu në rrugë ka 6 muaj.
Pak kohë pasi u bë ndërtimi u bulevardit u bë kjo çarje.
Është krijuar nga cilësia e dobët e punimeve”- u shprehën qytetarët.
Edhe inxhinieri i sizmologjisë Markel Baballeku i ftuar në Open në Top Channel tha se kjo nuk është çarje e krijuar nga tërmeti.
Lajmi është fake i cili është bërë me qëllimin për të kapur pak më shumë audiencë./top channel
Loading...