Vogëlushi 3-vjeçar, i cili mbeti i dëmtuar rëndë nga dhuna barbare e bashkëjetuesit të nënës së tij, ka dalë nga gjendja kritike.
Historia e djalit ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve, pasi ai përfundoi në gjendje kome, ndërsa falë ndërhyrjes së mjekëve të spitalit të Traumës, ai tashmë ka kaluar rrezikun për jetën.
Halla tregon kur djali kishte folur për herë të parë, i ishte drejtuar mjekut; ‘xhaxhi mos më rrih’.
Po ashtu ajo u thotë se ka komunikuar pak me nipin në telefon, përmes lidhjes së internetit.
Loading...