Lamtumirë Lutfi Barjami, themeluesi i PD-së Sarandë. Flet Çapajev Zera: “Ishte simbol i guximit qytetar”

Eshtë ndarë jeta ditën e djeshme Themeluesi i Partise Demokratike ne Sarandë Lufti Barjami. Ish kryetari i Bashkise se Sarandes

Çapajev Zera na njeh me portretin e ketij personaliteti si simbol i guzimit qytetar.

Nga Çapajev Zera:

Sot u nda nga jeta Z. Lutfi Bajrami,

Ai eshte pa dyshim nje nga intelektualet me te spikatur te qytetit dhe rrethit tone, nje njeri serioz dhe fjalepak dhe modest. Ai ben pjese ne eliten e intelektualeve te nivelit te larte si krenari e ligjshme e qytetit. Ne sistemin e kaluar gjithe jeten e ti ia ka kushtuar bujqesise si specialist nga me te zotet ne kete fushe. Ai ben pjese ne ate kategori njerezish te apasionuar pas punes dhe dijes. Njeri modest dhe i matur, ai ka qene modeli i intelektualit ne qytet i pa diskutueshem nga pikpamja e nje figure me integritet moral te larte.

Ne vitet 80 Z. Lutfi Barjami u vleresua nga opinioni qytetar si simbol i guximit duke qene se pati kurajon te rrezonte me argumente shkencore metoden e mbjelljes se misrit me kubik mbarekombetare dhe kete mund ta bente vetem ai, sepse ishte i pajisur me guximin ndershmerine dhe profesionalizmin e duhur qe buronin nga karakteri tij i vecante, larg konformizmit, karrierizmit apo izmave te tjera te kohes. Dhe ishin pikerisht keto cilesi qe siguronin dhe mbrojtjen e tij nga te papriturat e nje regjimi qe ishte shnderruar ne nje burokraci te centralizuar me pasoja ekonomike te renda dhe kufizime lirie e te drejtash njerezore.

Ai eshte vleresuar gjate veprimtarise se tij me dekoratat e larta “Flamuri i Kuq i Punes” “Urdheri Punes” te klasit te III-te, te II-te dhe te I-re, etj.Me fillimin e nderrimit te sistemit Z. Lutfi Barjami u sugjerua nga elita intelektuale e Tiranes ne nje takim ne Sarande per Kryetar te Partise Demokratike te Rrethit ne saj te personalitetit te tij tashme te konsoliduar ne qytet. Dhe ishte nje propozim dhe zgjedhje nga masa nga me te spikaturat ne nje qytet burokratiko-ushtarak ku fanatizmi per shkak te izolimit absurd, indoktrinimit dhe shkalles se ulet te emancipimit nga (prurjet e herepashershme) si dhe mungeses se tradites demokratike kishte krijuar nje klime tejet konfliktuale.

Zgjedhja Z. Lutfi luajti nje rol te rendesishen ne shnderrimet demokratike te metejshme sepse ai diti te mbledh rreth vetes shume njerez qe aspironin per ndryshim sidomos te rinj me figuren e tij bindese, dinjitoze dhe te respektuar. Nga ana tjeter ai kishte imunitet te vecante ndaj propogandes se pushtetit qe tentonte ti denigronte demokratet e pare. Shembulli i tij i angazhimit tregoi se ai tashme ishte ngritur nje stad tjeter te intektualit qe eshte ne gjendje jo vetem te konstatoje gjendjen por edhe te kerkoje me guxim ndryshimin e saj. Dhe sigurisht ishte nga te paktet ne qytet per te mos thene i vetmi qe ishte i denje ti besohej nje rol tille drejtues. Mendimi perparimtar sigurisht qe kerkonte njerez te guximshem erudite dhe me integritet dhe gjithe veprimtaria e Z. Lutfi ishte zhvilluar brenda kesaj permase.

Dhe ne kete detyre ai mbeti serish nje njeri modest i thjeshte human dhe i respektuar nga te gjithe, pa siguruar privilegje per veten, diti ta ruaj dinjitetin edhe pse ne nje periudhe shume te veshtire ndryshimesh te vrullshme. Lenia ne hije per njo kohe te gjate e nje personaliteti te tille shpjegohet me veshtiresite e tranzicionit shqiptar qe sa me shume ecen ‘para’ aq me shume po zbeh shkallen hierarkike te vlerave, duke i zevendesuar ato me pseudo vlera qe jane te perkohshme dhe qe shuhen pa lene gjurme ne jeten shoqerore.

Nje faktor tjeter eshte dukuria e nje pushteti qe sa me shume tenton drejt Njeshit si rezultat i mendesise sunduese te nje te kaluare sa te larget aq edhe te afert, aq me shume i largon personalitet per ti zevendesuar me llojin klasik te te nenshtruarve. Dhe per me teper eshte ne natyren e cdo personaliteti qe ti sherbeje idealeve dhe interesave te vendit te tij mbi kedo e gjithcka tjeter, pa shkelur parimet e dinjitetit njerezor. Ai kishte krijuar nje format te tiile te intelektualit qe dinte ti mbante besen vetes per te qene gjthmone besnik ndaj te tjereve dhe ruajti deri ne fund te jetes respektin dhe vleresimin e te gjitheve. Ishte pasioni per punen dhe dijen qe ben ate njeri te nderuar dhe te respektuar ne shoqeri.

Z. Lutfi ka vendin e tij ne memorien kolektive duke dhene nje shembull te qarte te intelektualit qe gjithmone mbetet perfaqesues i denje interesit publik dhe nga ky kendveshtrim ai ndermori cdo qendrim me seriozitetin qe karakterizon njerezit e vetedijshem ndaj pergjegjesise para shoqerise.

Ky eshte me pak fjale portreti i njeriut qe e ndiej per detyre qytetare ta shpreh vleresimin per ate cka meriton edhe kam bindjen se ky opinion eshte ne nje linje me opinionin e shendoshe qytetar, une i jam mirenjohes personalisht si askujt. Z. Lutfi do te mbetet ne memorjen qytetare si nje prej modeleve te krijuara ne shoqerine tone te cilet i japin kuptim jetes se tyre ne dobi te shoqerise.

Ish Kryetari Bashkise
Capajev Zera

Loading...