Sot, përcillet për në banesën e fundit shoku ynë, kolegu i dashur , profesori i perkushtuar i matematikes , Ali Belshi.
Ali Belshi lindi ne Vlore me 13 maj 1951 ne nje familje arsim-dashese dhe me prirje per shkencat e sakta. Qe femije ne ciklet e ulta te shkolles Aliu spikati per pasionin e tije ne matematike, u dallua ne shkollen e mesme si talent ne matematike dhe vazhdoje studimet e larta ne universitetin e Tiranes ne degen e matematikes.Aty Aliu u dallua si nje student me formim te larte shkencor dhe e perfundoje me rezultate te larta.Aliu ka lene emer ne degen e matematikes dhe sot kujtohet me respect nga pedagoget tane.Mbasi mbaroje Aliu u emrua në shkollen teknike kombëtare ne Prrenjas.Aty Aliu u dallua si nje pedagog me formim te larte shkencor ,por dhe si nje mesimedhenes i shkelqyer dhe autoritar.Nxenesit e tije e kujtojne professor Aliun me shume respect kudo qe jane.
Me vone prof Aliu erdhi ne gjimnazin “Ali Demi” te Vlores.Nuk eshte e lehte te japesh mesim ne keto gjimnaze,duhet nje formim i larte shkencor,por dhe nje formim pedagogjik,te perballesh me nxenes me kerkesa te larta , qe vijnë ne keto gjimnaze.”Ali Demi” dhe “Halim Xhelo” kane nxjer nxenes qe kane bere emer kudo duke u bere shkenctar,e drejtues te zote te ekonomise.Por Aliu I perballoi me dinjitet keto sfida duke u bere nje nga mesuesit me te dlluar dhe me te dashur te kesaj shkolle.Ali per disa vite ishte dhe drejtues i kesaj shkolle.Me gjithese ishin vite te veshtira te pas 97,Aliu ja doli ta ringrinte ate shkolle dhe ku spikati si nje organizator e drejtues me vision, por dhe udheheqes i talentuar i asamblit te mesueseve te asaj shkolle.
Aliu ishte shume korekt dhe sherbente dhe sherben dhe sot model per nxenesit dhe mesuesit.Aliu para disa kohesh doli ne pension duke lene emerin e mire e te repektuar dhe do te kujtohet me repekt nga breza nxenesish e mesuesish.Une kam patur vazhdimish mardhenie dhe komunikim dhe tani se fundi Aliu nuk hiqte dore nga matematika dhe bashk shkembenim mendime dhe literature matematike.Ndjeje dhembje te thelle per kete ndarje te papritur dhe te parakohshme te shokut tone.Ju shpreh ngushellime te thella femijeve te tije te dashur,bashkshortes dhe gjithe njerezve te tije te aferm.U preft ne paqe ne parajse shpirti i Aliut tone te dashur.
E.H