Lamtumirë Qemal…! Ndahet nga jeta një tjetër oficer i Flotës Luftarako Detare.

Nga Mehill Marku

Me ndjenjen e dhëmbjes më të thellë sot ju dha lamtumira e fundit Oficerit të Flotes Luftarako Detare QEMAL ISLAMI !

QEMAL ISLAMI ka qenë një nga veteranet e Brigades Nendetseve! E filloi sherbimin si Shef Silure në Nendetse dhe pastaj si një nga specialistet më të mirë të Silurave per shumë e shumë vite drejtoj ofiçinen e silurave në Brigaden e Nendetseve , detyrë e sherbim në të cilen si spikati per aftësitë e kualifikimin e lartë në njohjen tekniko taktike dhe të aftësive luftarake të armes së Silures .

Qemal Islami e njihte në perfeksion ket armë të veçantë të Nendetseve dhe të Katerave Silurues në perbërje të Flotes Luftarako Detare
të Shqipërisë. Ishte shumë i perkushtuar në punë e në detyrë, dhe gjithëmonë arriti rezultate të larta. Ai ishte një kuader që gjithë jeten, dijet e aftësitë e tij ja kushtoj mbajtjes në gadishmëri luftarake të kësaj arme.

Ishte shumë praktik, ishte i thjeshtë e i bërë njësh me detaret e kuadrot e këtij sektori si në Nendetse dhe në Ofiçinen e Silurave.
I pari ai si shef vishte kombinoshet dhe dora dores me detaret dhe kuadrot u bënin pikë per pikë sherbimet teknike luftarake të silurave.
Ndertonte mardhënie vëllazrore si me detaret e kuadrot e Ofiçines ku drejtonte ashtu dje me gjithë efektivat e Nendetseve dhe kuadrot e Brigades Nendetseve!\

Gjithëmonë buzagaz, i qeshte zemra e shpirti në komunikimin me secilin , ishte shok e dashamiresi të gjithëve, por mbi të gjitha ishte dashamires e korekt me punen e detyrat!

I mirë e i dashur si veç ai Qemal Islami!

Në vazhdimësi gjatë gjithë jetes në Floten Luftarako Detare me punen e arritjet e tij, me figuren e tij si kuader i pergatitur e i perkushtuar, si njëri nga specialistet më të mirë të armes së Silures ai qe model e shembull i oficerit të pergatitur e korrekt në detyrë, dhe me shpirtgjersinë , e zemerbardhësinë e tij qe e mbeti si një nga shoket më të mirë me të gjithë ata që kanë pas rastin ta njohin apo të punojnë e sherbejnë bashkë me Qemalin.

Shtrohesh si i barabartë me detaret, u merrte mendimet, u qendronte afer, i mësonte e ua qante hallet e shqetsimet di një prind i mirë e i dashur!
Qemal Islami ishte jo vetem oficer shembullor por ishte e mbeti një shok e mik i të gjithëve.

Mbi të gjitha Qemali ishte një njeri i mirë, një burrë babaxhan e fisnik ,që më shumë dëgjonte se fliste, ishte një prind e familjarë shembullor .
Ai kishte fituar respektin e gjithë efektivit detar e kuader të Brigades Nendetseve dhe qytetarëve të qytetit të Orikumit ku kaloi jeten me familjen e tij të nderuar!

Ndarja nga jeta e shokut tonë Qemal Islami ka piklluar zemrat jo vetem të familjarëve të tij por të të gjithë atyre që e kanë njohur e punuar me atë!
Do na mungosh o Qemal Islami, do na mungojë shembulli e personaliteti juaj në punë e shoqëri, do na mungojë buzëqeshja jote!

Lamtumirë QEMAL ISLAMI!
JU QOFTË I LEHTË DHEU I TOKËS NËNË!
PUSHOFSH NË PAQE!
NGUSHLLIMET MË TË SINQERTA FAMILJES PER HUMBJEN E NJERIUT TË TYRE MË TË DASHUR!

SKENDER DOÇI, PETRIT MYFTIU, ASTRIT MEZINI, JAK GJERGJI, BEQIR GERBI, TASIM MEÇE , FITIM HALILI, KRIS GERVENI , DAUT MEÇE , ÇAPAJEV SMOKTHINA ,VIKTOR PASHKO, XHAFERR RROKAJ, BUJAR BARDHI, VLADIMIR TOÇI, BILBIL SHELE, KOZMA VAQO ,FAHRI PERONA, SHABAN VEIZI, NASIP XHUVANI ,PET PETUSHI, MËHILL MARKU.

Loading...