Lapaj zbardh takimin me Yuri Kim në SHBA: Sorosi nuk më pret, pa do e kisha takuar edhe atë

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zbuluar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me komunitetin shqiptar atje, ka zhvilluar edhe një takim me ish-ambasadoren Yuri Kim.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, Lapaj tha se ishte pyetur nga Kim lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe perceptimin e tij mbi ndryshimet në gjykata dhe prokurori.

Ai tha gjithashtu nuk ka komplekse për të takuar njeri dhe u shpreh se edhe nëse do ta ftonte miliarderi Xhorxh Soros, do ta takonte, atë ose të birin.

“E kam hedh. Sorosi nuk më pret po e kisha takuar edhe atë. E takova zonjën Kim meqë e keni merak, por unë e kam hedhur, e kam gjë të mirë që i hedh këto gjera i bëj publike. Po nuk e takova në kafe, e takova në zyrë. Shkoi shkëlqyeshëm.

Më pyeti meqë unë jam avokat dhe si e shikoj procesin e Reformës në Drejtësi, a ka ndryshim mes gjyqeve para disa viteve dhe atyre tani, si sillen në gjyqe prokurorët para disa vitesh dhe si sillen tani.

Si e konceptoja unë ecurinë e reformës në drejtësi. Pyetje teknike profesionale. Jam takuar para arrestit të Berishës, para datës 20 dhjetor”, tha Lapaj./Euronews Albania

Loading...