Largohet Hysen Rama nga “Përputhen”. Ja çfarë u mbajt sekret nga produksioni!

“Si fillim dua të falënderoj të gjithë për mbështejtjen që më keni dhënë. E vlerësoj me sinqeritetin më të madh. Pikë së pari, unë para sedrës nuk vë famën dhe asgjë tjetër. Edhe pse ishte një kohë e shkurtër për mua, ishte një eksperiencë e bukur. Mbi të gjitha fitova një mik të vërtetë si Niku. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju uroj të keni veç lumturi, dashuri dhe shëndet në jetën tuaj”.

Me këto fjalë Hysen Rama, u largua përfundimisht nga emisioni televiziv më i ndjekur i momentit Përputhen duke i zhgënjyer dhe duke i mërzitur të gjithë ndjekësit e tij të shumtë. Bushi ishte djali i cili u paragjykua dhe ndoshta u urrye aq shumë nga publiku në momentet e para të hyrjes së tij në përputhen për shkak se një prej konkurenteve, Alvisa Qarri ishte ish e dashura e tij. Por pavarësisht paragjykimit të publikut në ditët e para të hyrjes së tij në emision, brenda një periudhe shumë të shkurtër publiku u dashurua shumë me karakterin fortë, sinqeritetin dhe shpirtin e tij human.

Në fakt ka ende shumë pikëpyetje në lidhje me konfliktin e ndodhur midis Bushit dhe Brunos. I gjithë publiku priste me padurim të mësonte të vërtetën e kësaj ngjarje, por çuditërisht pamjet filmike të shfaqura nga produksioni në përputhen prime, pothuajse nuk tregonin asgjë nga sherri i madh në të cilin ishin përfshirë edhe konkurentë të tjerë.
Pamje filmike të shkurtëra dhe të paqarta, komunikime të prera dhe të pamjaftueshme u transmetuan në përputhen prime për publikun. Nga ato pamje të shfaqura ishte e pamundur të kuptoje thelbin e asaj që kishte ndodhur dhe e vështire të arrije të vlerësoje se kush ishte fajtori!
Por përse produksioni nuk shfaqi asnje rregjistrim nga momentet më kryesore të nisjes së debatit dhe të konfrontimit fizik midis djemve? Për të mos shfaqur imazhe të rënda për publikun e gjerë? Për të bërë publikun akoma më konfuz? Për të fshehur veprimet e Brunos? Për të mbuluar veprimet e Bushit apo të konkurentëve të tjerë të përfshirë në ngjarje?
Në fjalën e tij Bushi tregoi se e kishte humbur kontrollin në momentin që Bruno i kishte thënë “Se çfarë bën ti për kamerat e dimë shumë mirë, por mos më bëj të flas më shumë”. Nga kjo gje Bushi ishte ndier shumë keq pasi sipas tij Bruno me këtë gjë nënkuptonte që Bushi ja kishte dhuruar makinën Nikut vetëm për show. Por ky moment nuk u shfaq kurrë nga produksioni edhe pse Bushi e kërkoi disa herë që të shfaqej.
Bushi tregoi se i ka telefonuar Brunos pas ngjarjes për ta takuar dhe për të pirë një kafe sqaruese por Bruno i kishte thënë se ishte me familjen dhe ai takim sqarues nuk ishte zhvilluar midis dy djemve.

Në lidhje dyshimet nëse ishte Alvisa “molla e sherrit” për këtë ngjarje Bushi deklaroi se Alvisa nuk ishte shkaku i këtij konflikti për arsye se siç e ka shpehur edhe në fillim ai nuk e shikon kurresi një lidhje midis Alvisës dhe Bruno dhe se ai e shikon Alvisën më të afruar me Bashkimin se me Brunon.

Komente të shumta janë bërë në rrjetet sociale nga publikuku ku ne disa raste akuzohet produksioni, shahet Bruno dhe kërkohet rikthimi Bushit.
Gjithsesi kështu përfundon në këtë show televiziv kaq të famshëm rrugëtimi i shkurtër dhe me shumë të papritura i Hysen Ramës, djalit me karakter të fortë dhe shpirt human që për një kohë kaq të shkurtër fitoi zemrat e publikut.

Loading...