Largohet përfundimisht nga ‘Përputhen’ vajza e preferuar e publikut?

Largohet përfundimisht konkurrentja e ”Për’puthen”? Në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, para disa javësh konkurrenti nga Kosova, Andi Artani, kishte deklaruar që në emision ishte vetëm për Jasminën, por javën e kaluar ai tërhoqi deklaratën për të dhe tha se nuk sheh asnjë përputhje mes tyre.

Gjatë “Për’puthen Prime”, Jasmina befasoi duke i dhuruar Andit një puthje në buzë në mes të studios.
Ajo u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi opinionistit, Arjan Konomi, se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.
Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë dhe para disa javësh ajo bëri të njëjtën deklaratë që kishte bërë më parë Andi.

Largohet përfundimisht nga “Përputhen” vajza e preferuar e

Pas “ndarjes”, ata kanë hequr fotot me njëri-tjetrin nga rrjetet sociale. Madje, Jasmina e ka hequr edhe llogarinë e emisionit “Për’puthen” nga biografia e saj, veprim që e kanë bërë vetëm konkurrentët e larguar.

Pra, ajo mund t’i ketë dhënë fund këtu rrugëtimit të saj, megjithëse në ekran ende nuk është transmetuar asgjë për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri.

Loading...