Lazio mund ta shesë Thomas Strakoshën

Portieri Thomas Strakosha u lajmërua nga uebsajti zyrtar i klubit ditën e shtunë se nuk do të ishte i grumbulluar për ndeshjen me Parmën, për një tërheqje muskulore.

Por sipas asaj që raporton “Cittaceleste.it” dhe “Gazzetta dello Sport”, ndoshta portieri i Kombëtares shqiptare nuk ka qenë i dëmtuar, por mund të ketë pasur një përplasje me trajnerin Simone Inzagi, lidhur me aktivizimin e pakët që ka pasur këtë muaj.
Ndonëse, ky debat ka ardhur pas ndeshjes me Fiorentinën, në të cilën Strakosha u rikthye titullar pas një muaji, burimet në fjalë nënvizojnë se ndoshta 25-vjeçarit nuk i kanë pëlqyer as fjalët e shprehura në konferencat e fundit për shtyp nga Inzagi dhe ka kërkuar sqarime, transmeton Panorama.

Kjo ballafaqim mesa duket nuk ka qenë me tone normale mes Strakoshës dhe Inzagit, ndaj ka ardhur edhe lajmërimi për një dëmtim, që ndoshta nuk ekziston, në mënyrë që “gardianit” t’i jepej një mesazh i qartë nga klubi. Madje, ka edhe zëra se kjo përplasje e fundit e Strakoshës mund të bëjë që në mënyrë surprizë shqiptari të dalë edhe në merkato dhe të largohet nga Lacio që në merkaton e janarit.

Loading...