Lediana i ‘çjerr’ maskën Antonelës dhe Mevlanit: ‘Ata gënjyen për ndarjen në emision’

Lediana ka rikthyer në skenë sërish historinë me Mevlanin. Ajo më herët tregoi se ata u ndanë pasi ai kërcëu me Antonelën në festën e “Përputhen”, ndërsa tani ka treguar më shumë detaje.

“Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet”, tha ajo.

Ish- konkurrentja ka treguar se ndarja me Mevlanin e ka lënduar shumë, ndërsa foli në lidhje me marrëdhënien mes tij dhe Antonelës. Lejdana rrëfen se Antonela nuk u tërhoq kurrë nga Mevlani, edhe pse u shfaq kështu në emision. Ajo tregon se Antonela e kishte marrë vesh një ditë më parë se Mevlani do deklarohej për Ledjanën në emision, ndaj vendosi të dilte para të gjithëve e të shprehej se tërhiqej nga marrëdhënia me Mevlanin. Ajo shton se Antonela nuk është tërhequr kurrë nga Mevlani, sepse e telefononte atë vazhdimisht edhe gjatë kohës kur dilte me Ledjanën.

Loading...