Lefter Maliqi bën deklaratë të fortë: “Simpatizantët e PD do kenë përplasje me simpatizantët e PS, kush polic do vejë atje”

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, deputeti Lefter Maliqi është shprehur se në zgjedhjet e 30 qershorit do të ketë përplasje civile.

Maliqi ka theksuar se e vetmja rrugë që të behën zgjedhje janë që Rama të mobilizojë bandat kr.iminale.

“Simpatizantët e PD do kenë përplasje me simpatizantët e PS, kush polic do vejë atje. E vetmja rrugë që të behën zgjedhje janë që Rama të mobilizojë bandat kriminale.

 Dhe ndërkombëtaret që nuk ndërhyjnë është sepse nuk duan të krijojnë precedent, por në 30 qershor do ndodhin përplasje dhe menjëherë do ndërhyjnë”, theksoi më tej deputeti Maliqi.

Duhet të themi se ende vendi vijon të ketë tensione në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit. 

Një ditë më parë mes tensioneve në Shkodër kryeministri Edi Rama zhvilloi mitingun në këtë qark.

Opozita për gati tre orë protestoi pak metra larg mitingut të PS, ku pasi përleshje me Policinë.

Nga përplasjet mbetën disa persona të plagosur. Voltana Ademi tha se Rama nuk është i mirëpritur në Shkodër, pasi ka përdhunuar qytetarët e këtij qyteti.

Loading...