Zgjidhja, sipas tij, mund të vijë nga Kreu i Shtetit apo edhe nga ndërkombëtarët.
“Mund të ketë konflikt civil me pasoja për vendin dhe mendoj se zgjedhjet duhet të shtyhen. Nëse nuk shtyhen mund të ketë pasoja, deri edhe viktima.
Unë jam kundër këtyre ngjarjeve, por pasojat do të jenë mbi këtë politikë të agravuar. Unë duke qenë drejtues policie në disa rrethe të Shqipërisë, nuk mund të menaxhohen situata të tilla.
Unë jam për një marrëveshje. Jam për ndërhyrjen e Presidentit me të gjitha mundësitë e veta që ka për të ulur palët.
Jam edhe për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve që kjo protestë të mos perceptojë. Jam i bindur se të shtunën e ardhshme do të jetë edhe me pasoja më të mëdha.”, deklaroi Maliqi për A2CNN