Një ditë pas publikimeve të përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, Maliqi në një status në Facebook thotë se e vetmja mënyrë që kjo krizë të zgjidhet është që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
“Parlamenti duhet të shpërndahet. Vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme.
Përgjimi i shitblerjeve të votave,ndërhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetët,drejtorët,kryetarët e Bashkive etj zgjidhen ,vendosen dhe emërohen nga krimi.
Çdo institucion ka rënë.
Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit është në rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marrin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit.
Protesto fuqishëm kundër krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, për votë të lirë, për të ardhmen e sigurt”, bën thirrje deputeti Maliqi