Ish deputeti Lefter Maliqi ka reaguar për masën ‘detyrim paraqitje’ të GJKKO-së për Sali Berishën.
Sipas Maliqit është urdhër politik dhe presion i hapur ndaj opozitës.
”O sot, o kurrë! Nëse nuk reagohet, ky vend nuk bëhet më!
Urdhër politik, presion i hapur ndaj opozitës. Guximi për shantazhimin e familjes së Liderit Berisha, veprimi i hapur diktatorial.
Ky është fundi i demokracisë dhe instalimi i Diktaturës ose fundi i Diktaturës dhe rikthimi i Demokracisë. Reagimi duhet i menjëhershëm për fatet e pluralizmit politik.
Stop diktaturës, stop kapjes së Drejtësisë dhe institucioneve, stop “SPAK” të Partisë, stop policisë politike, stop shpopullimit, krimit, korrupdionit dhe varferisë. Stop aktrimit, stop djallit që hiqet si ëngjëll.
Rama duhet t’i ketë ditët e numëruara, pasi është Hajduti më i madh që ka pas historia dhe njeriu me i pabesë, që për pushtetin e tij vret jo vetm shokët bashkëpunëtorët, kundërshtarët por dhe babanë e tij.’, thotë Maliqi.