Deputeti Lefter Maliqi eshte larguar nga salla e Kuvendit para se koleget e tij te opozites se re parlamentare te ndanin votat me mazhorancen duke votuar anetaret e rinj te gjykates Kushtetuse.
Maliqi e cilesoi kete votim nje pazar te opozites se re me mazhorancen duke shtuar se vendosi te mos behej pjese e kesaj loje.
Reagimi i Lefter Maliqit:
Te dashur miq, para votimit te dy anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese u largova nga Parlamenti, pasi nuk mund te behem pjese e marrveshjeve te fshehta me mazhorancen per te shkelur Kushtetuten, pasi me votimin e sotem ku dhe pjesa me e madhe e opozites ne Kuvend po behet pal me mazhorancen per kapjen e Gjykates Kushtetuese nga Rilindja.
Jam pro ngritjes se Gjykates Kushtetuese por sipas ligjit dhe Kushtetutes duke kaluar nga Presidenti, tek Parlamenti,tek Gjykata e Larte sipas radhes. Votimi i sotem e fut vendin ne krize me te thelle politike e Kushtetuese.
Domosdoshmeri krijimi i Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese pasi 3 gjyqtar te Gjykates Kushtetuese zgjidhen nga Gjykata e Larte. Votimi i sotem tregon se parlamenti nuk funksionon, se opozita eshte e paperfaqesuar ne Parlament se dhe ky institucion po kapet nga Rilindja.Turp👎