Legalizimi i drogës, rruga më e mirë për ta luftuar

Nga Robin Young

Që nga viti 2000, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shpenzuar 10.5 miliardë dollarë për “Planin Kolumbia”, një program që parashikohej të zhdukte prodhimin e drogës. Por muajin e kaluar, Oganizata e Kombeve të Bashkuara publikoi një raport ku thuhej se prodhimi i kokainës në Kolumbi ka qenë gjatë gjithë kohës i lartë, dhe se prodhimi u rrit me 30 për qind midis viteve 2012-2017.

“Plani Kolumbia”, është vetëm një shembull se si politika amerikane mbi anti-drogën, ka dështuar. Tani është koha të provojmë një qasje të re. Përmes legalizimit të shumicës së drogave në Shtetet e Bashkuara, qeveria amerikane mund të ulë deficitin buxhetor, të përmirësojë situatën e sigurisë në vendet fqinje, si dhe të reduktojë mbipopullimin në sistemin e saj të burgjeve.

Të gjitha këto, pa asnjë kosto shtesë për tatimpaguesit amerikanë. SHBA-ja ka zhvilluar një luftë agresive ndaj drogës, si brenda dhe jashtë vendit, që nga vitet 1970. Por pavarësisht kësaj, prodhimi i narkotikëve është rritur.

Lufta kundër drogës, ka çuar në lindjen e organizatave më të forta ndërkombëtare kriminale, qeveri të korruptuara, dhe në vende me disa nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë. Ndërkohë, një krizë gjithnjë në rritje e përdorimit të opiumit në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar një numër në rritje amerikanësh, që kalojnë çdo vit në mbidozë.

Politika aktuale amerikane, përqendrohet kryesisht në ndalimin dhe zhdukjen e drogës. Ajo përqendrohet më shumë në përpjekjen për të ndaluar prodhimin e drogës në burim, në vend se

të përpiqet të ndryshojë natyrën e kërkesës. SHBA-ja duhet të ketë një qasje të re, më të bazuar tek shëndeti në luftën kundër drogës, duke ligjëruar shumicën e drogave, siç janë marijuana, kokaina, heroina, hallucinogjenët dhe MDMA.

Legalizimi i drogave, do të lejonte qeverinë të rregullonte tregun e narkotikëve dhe tatonte atë, duke garantuar sigurinë e konsumatorëve, dhe rritjen e të ardhurave tatimore. Në vitin 2017, shteti i Kolorados, arkëtoi më shumë se 247 milionë dollarë të ardhura nga shitja e marijuanës. Shumëzojeni këtë shifër me 50 shtete, dhe ja ku keni 12.4 miliardë dollarë të ardhura vjetore federale vetëm nga marijuana.

Legalizimi i këtyre 5 llojeve të drogave, mund të ndihmojë në uljen e defiçitit buxhetor, që ishte 779 miliardë dollarë për vitin fiskal 2018, më i madhi që nga viti 2012. Qeveria mund të përdorë gjithashtu të ardhurat e rritura tatimore, për të shpërndarë më shumë fonde federale drejt qendrave të trajtimit që ndihmojnë të varurit nga heroina ta rimarrin veten, dhe që garantojnë hapësira të sigurta, të cilat zvogëlojnë rrezikun e mbidozimit.

Legalizimi i drogave, do t’u merrte pushtetin trafikantëve të drogës dhe organizatave kriminale ndërkombëtare. Nëse drogat do jenë të ligjshme, qeveria amerikane mund t’i blejë ato direkt nga prodhuesit ose nga këto organizata. Për pasojë, këto organizata do të bëheshin të ligjshme, dhe nuk do të kishin më nevojë për t’u dhënë ryshfet zyrtarëve të qeverisë, apo për të përdorur dhunë për të kontrolluar rrugët e narko-trafikut.

Ndryshimi i natyrës së kërkesës amerikane për drogë, do të ulte korrupsionin dhe dhunën në Meksikë dhe Amerikën Qendrore. Ajo gjithashtu do të mbështesë njerëzit që kultivojnë marijuana dhe droga të tjera, shumë prej të cilëve janë fermerë të varfër që vetëm sa po përpiqen të mbijetojnë.

Legalizimi i këtyre drogave, do të ulte ndjeshëm veprat penale jo të dhunshme. Sistemi i burgjeve në SHBA, ka më shumë se 450 mijë të burgosur për vepra të jo dhunshme, të lidhura me trafikun e drogës. Në vitin 2016, Departamenti Amerikan i Drejtësisë, zbuloi se burgjet private ishin më pak të sigurta dhe më pak efektive, sesa burgjet federale.

Qeveria mund ta bëjë vetveten më pak të varur nga burgjet private të pasigurta, duke liruar një përqindje të madhe të të burgosurve, të cilët janë dënuar për vepra penale jo të dhunshme. Gjithashtu, mund t’u japë një shans të dytë qindra mijëra njerëzve.

Disa druhen se nëse drogat janë të ligjshme, veçanërisht heroina, më shumë amerikanë do të bëhen të ndërvarur prej saj. Por amerikanët, po i konusmojnë tashmë substancat ilegale në një shkallë alarmante, dhe e dinë se ku ta gjejnë drogën, nëse e duan atë.

Marrja e drogave në mënyrë legale dhe vendosja e rregullave strikte në këtë aspekt, mund t’i bëjë ata më të sigurt për ta konsumuar, dhe më të vështirë për të pasur qasje. Veç kësaj, qeveria mund të marrë të ardhurat nga taksat që mbledh nga droga, dhe t’i përdorë ato për të rritur ndërgjegjësimin social për drogat më të dëmshme.

Për më tepër, marijuana është provuar se ndihmon ata që vuajnë nga tumore të ndryshme apo epilepsia, dhe rritja e përfitimeve mjekësore të saj, i tejkalon rreziqet e mundshme. Në vitin 2018, është tamam koha për një qasje të re. 18 vjet më parë, “Plani Kolumbia” nisi të zbatohet me synimin e fitimit të luftës kundër drogës, duke e ndërprerë linjat e furnizimit që në burim. Sot, ne duhet të ndryshojmë natyrën e kërkesës.

Ndërsa “Plani Kolumbia”, kishte në fokus fermerët e varfër që kultivojnë drogë për të mbijetuar, kjo politikë i mbron ata, dhe mjetet e tyre të jetesës. Ndërsa politikat aktuale të SHBA-së, kriminalizojnë prodhuesit dhe përdoruesit e drogës, kjo politikë i ndihmon dhe i mbështet ata. Dhe teksa politikat amerikane të anti-drogës kanë shpërdoruar shumë para të taksapaguesve, kjo politikë rrit të ardhurat nga taksat, zvogëlon defiçitin buxhetor, dhe u jep shumë amerikanëve një shans të dytë në jetë.

Bota.al

Loading...