Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur.
Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve , u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m.
Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite.
Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë. Eshtë një grykë e formuar nga grryerja e lumit të Drojes mbi shkëmbinjtë gëlqerore prej miliona vjetësh.
Gjatësia e saj kalon 1 km e gjerësia mesatare rreth 50 m. Ka sektorë me gjerësi 5 – 6 metrat.
Shpatet e grykës kanë lartësi deri në mbi 200 m e pjerrësi gati vertikale.
Në to ka guva karstike, por edhe shpella.
Në shtratin e përroit ka blloqe shkëmbore të mëdhenj, pellgje me ujë të pastër që e kthejnë këtë luginë mjaft pjellore.