Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra

Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Elbasanit, rreth 4 kilometra nga Librazhdi.

Sipas te dhenave paraprake magnituda e lekundjes ishte 3.0 ndërsa thellësia ishte 10 km.

Prej disa javësh në vendin tonë janë shënuar lëkundje të lehta tërmeti, kryesisht në zonën e Korcës ku ka pasur edhe ankesa nga qytetarët që kanë frikë të flenë në banesat e tyre dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Loading...