Lëkudnje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vend, 7 kilometra larg nga Vlora.
Sipas të dhënave të para, të publikuara nga Qendra Europiane e Tërmeteve, lekundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 ballë, me epiqendër në Detin Adriatik.
Tërmeti është regjistruar në orën 23.14 minuta, pak para mesnatës, dhe është ndjerë shumë në qytetin bregdetar të Vlorës.
Reagimet dhe paniku i qqytetarëve kanë qenë të shumta, disa prej tyre e kanë ngatërruar dhe me shpërthim.
“Po kemi dal jashte, Zoti i ruajte atje ku kishte epiqendren”, shkruan një qytetare. “Shum i fort por zgjati shum pak”, vijon një tjetër. Ndërkohë, një i ri thotë “Ish si shperthim jo normal, termet nuk ish.”
“U duk si shperthim,lekundje e forte dhe nuk te jepte kohe te reagoje.Oh zot mbaj doren.”