Shtrydhni panxhar çdo ditë dhe konsumojeni. Studimi i fundit tregon se lëngu është mjaft i pasur me nitrat mund të përmirësoj ekuilibrin e baktereve në zgavren orale në favor të specieve, të cilat promovojnë kështu funksione më të mira njohëse dhe kardiovaskulare. Studiuesit tregojnë se konsumimi i përditshëm i perimeve që përmbajnë acid nitrik, mund të përmirësoj ose parandaloj hipertensionin dhe çrregullimet e tjera te trurit.
Krahas panxharit edhe disa perime të tjera siç janë: lakra, marula, spinaqi dhe selinoja kanë përmbajtje të acidit nitrik dhe kanë përfitime të ngjashme.
Nitriti është një molekulë sinjalizuese, që zgjeron enët e gjakut dhe transmeton mesazhe midis neuroneve në tru.Tek njerëzit e moshuar, zvogëlimi i numrit të këtyre molekulave mund të kontribuoj në hipertension ose rënie të funksioneve njohëse të trurit.