‘Lëreni Lulin të jetë Lul’, Murrizi ironizon zhvillimet e fundit brenda PD: Një tufë servilësh

Deputeti Myslym Murrizi ka ironizuar zhvillimet e fundit të Partisë Demokratike dhe garën brenda saj për zgjedhjen e kryetarit të ri, e cila do të zhvillohet më 13 qershor.

“Epo kur shoh se kush e “ lufton” Bashen, më vjen ta mbroj me mitraloz 12.7. Ama kur shoh se kush e mbron, më vjen ta “ vras” me tankun e Imamit te vitit 97”, shkruan Murrizi përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Lëreni Lulin të jetë Lul”, shkruan ai, duke thënë se si njerëzit që e “luftojnë” edhe ata që e mbrojnë ngjajnë si binjakë, pasi sipas tij kanë të njëjtat cilësi në karakter, moral dhe servilizëm.

“Të dyja “ tufat” fillojnë e dalin në pah vetëm pas zgjedhjeve, sepse para zgjedhjeve janë një tufë servilësh që të gjithë së bashku janë në garë kush ti lëpihet më shumë Lulit sot apo Berishës dje që të ketë emrin në listë për një karrige në parlament. Këta “ tufa” të pista që sot bëjnë “ lufte” mes njeri tjetrit se kush e shan dhe kush e “ do” me shumë Lulin para 4 vitesh kishin përbërje tjetër”, shkruan ai.

Zhvillimet e fundit dinamike dhe “lufta” brenda Partisë Demokratike për “fronin” e kreut të partisë janë në qendër të vëmendjes edhe pas kërkesave të shumta për dorëheqjen e Bashës, si përgjegjës për humbjen e 25 prillit.

Kujtojmë se pasditen e djeshme është zhvilluar takimi i Kryesisë dhe më pas i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes u vendos se më 13 qershor demokratët do të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ky propozimi i Gazment Bardhit për një palë zgjedhje shpejt e shpejt u miratua në Kryesi dhe është konfirmuar edhe në Këshillin Kombëtar të partisë.
Postimi i plotë:

Epo kur shoh se kush e “ lufton” Bashen, me vjen ta mbroj me mitraloz 12.7

Ama kur shoh se kush e mbron, me vjen ta “ vras” me tankun e Imamit te vitit 97

Dhe kur shoh qe flasin per vitin 97 spurdhjake qe iken me breke e kanatjere nga syte kembet dhe ata qe moren tanket kundra PD me vjen per te dh…….

Ata qe e “ luftojne” e zmadhojne dhe e pastrojne

Ata qe e “ mbrojne” e zvogelojne dhe e bejne me shume pis

LERENI LULIN TE JETE LUL

Ata qe e “ luftojne” dhe ata qe e “mbrojne “ne shumicen derrmuese ngjajne si binjake.

Kane te njenjtet cilesi ne karakter, ne moral , ne dinjitet, ne kurajo, ne servilizem ne sjellje me dy standarte ne interesat e tyre te pista personale

Te dyja “ tufat” fillojne e dalin ne pah vetem pas zgjedhjeve, sepse para zgjedhjeve jane nje tufe servilesh qe te gjithe se bashku jane ne gare kush ti lepihet me shume Lulit sot apo Berishes dje qe te kete emrin ne liste per nje karrike ne parlament

Pra 4 vjet i lepijne menderen Lulit sot dhe Berishes dje e nuk lene njeri tjeter qe mendojne si rival qe mund tu zere vendin, pa share pa pergojuar pa shpifur e pa sajuar gjera qe vetem mendja e kesaj tufe mund ti imagjinoj

Keta “ tufa” te pista qe sot bejne “ lufte” mes njeri tjetrit se kush e shan dhe kush e “ do” me shume Lulin para 4 vitesh kishin perberje tjeter

Brenda te dyja “ tufave” qe sot bejne thirrje per demokraci ne PD, per hapje te PD, per rrespektim mendimi ndryshe ne PD, per rrespektim institucionesh ne PD etj, ka jo pak fytyra hipokrite qe jane ekzaltuar, entuziasmuar e kaluar ne delir kur kane shpallur si armiq te brendeshem te PD nga Pashko, Ceka, Imami, Hajdari tek Meksi, Selami,Dosti,Tota,Kopliku, Musaraj, Rruli, Uka ,Dash Shehu Zhulali, Brozi,etj tek Pollo, Tritani, Demi, Ndoka, Xhaferri, Vejsiu, Kreshniku, Eno ne vitin 1999, pastaj Topin, Rusmailin, Sali Shehun, Leskajn, Oketen, Biberajn, Sami Gjergjin, Pal Dajçin, Xhindolin, Uken per her te dyte etj, pastaj ne 2013 Olldashin, dhe te gjithe mbeshtetesit e Tij, ne 2017, Boden, Topallin, Patozin, Bregun etj, Tritani,Ervini,Luani,Klevisi Hekurani, Kosova, Velija etj nga komisioni Nishani -Rruli-Mustafaj-Marku por qe disa prej tyre nuk pordhen per kete komision se ashtu ishte puna, dhe me date 8 mars kur u dorezuan listat grupi tjeter me Strazimirin, Mimen, Luken, Gurakuqin, Frrokun, Pollon Endrin Bumçin etj,dhe kordinatoret kombetare berthamor por qe nuk reaguan sepse mbi 360 individeve i ishte premtuar per minister.

Veten time nuk po e fus se une kam 30 vjet qe nuk e rruaj fare sqetullen per kete tufe te peshtire qe veç ndryshon emrat nga nje pale zgjedhje ne tjetren, se shumices derrmuese jua di mire hajdutelliqet dhe pseudonimet e kenaqem kur jua permend se ndjehem shume mire kur shoh zverdhjen e fytyrave te pista te tyre

Jua njoh mire te kaluaren e larget dhe te afert, jua di nga vijne, pse vijne, kush i ka urdheruar te vijne çfare jane çfare perfaqesojne dhe sa vlejne e nuk i kam pjerdh 30 vjet rresh sepse KURAJON ma ka fal ZOTI

Dhe me interesante eshte qe shumica e “ armiqeve” jane shpallur kur PD ka qene ne opozite por qe antare te kesaj “ tufe” kane menduar se po vjen pushteti dhe kane nxituar te luftojne rivalet qe kane menduar se do ju marin karriket

Pra jane pothuajse e njenjta prerje, dhe antare te se njenjtes kategori lepiresash

Kane te njenjtin kontribut ZERO pothuajse ne te gjithe historikun 30 vjeçar te PD

Ne te dyja grupimet ka ish enverist te viteve 90, ka ish spiune sigurimi, ka nga ata qe e braktisen ne mes te rruges PD ne mars 1997, ka nga ata qe nuk ju ka rene kurre ndermend se ekziston PD ne vitet 1997-2005 edhe pse nuk kane qene ne çerdhe apo kopesht si moshe, ka abuzues me pushtetin 2005-2013 dhe qe e ribraktisen perseri ne vitet 2013-shkurt 2019, ka individe qe me zullumet e tyre mundesuan ardhjen e rilindjes ne pushtet ne vitin 2013, ka milioner nga hajdutelliku 2005-2013 dhe milionere nga flirti me tendera te qeveris rilindase 2013-2021

E thene ndryshe eshte lufte llumhanesh jo parimesh

Partia Demokratike eshte themeluar ne 12 dhjetor 1990.

Nga te dy grupimet me gjeni se sa jane ne PD nga dhjetori 90?

Partia Demokratike ka perjetuar limitin e ekzistences se saj ne vitet 1997-2001

Me gjeni nga te dy grupet se sa ka nga ata qe kane qene ne PD ne kete kohe sakrifice ku jo pak Demokrat u pushkatuan nga bandat e pushtetit?

PD ka qene ne betej per voten e vjedhur ne vitet 2001-2003

Me thoni kush nga keta protagoniste ka qene pjese e PD?

Partia Demokratike erdhi ne pushtet ne vitin 2005 dhe deri ne shtator 2013 ka patur ministra, zv ministra, drejtor te pergjithshem drejtor drejtorie dhe drejtor rajonal gati 2000 individe

Me thoni sa nga kjo “ tufe” pushtet dashes kane qene ne PD gjate viteve 1997-2005???

Partia Demokratike ka sot 59 deputet

Me gjeni se sa nga keta jane me PD nga viti 90, sa nga keta i kane qendruar PD ne opozite gjate viteve 1997-2005, sa nga keta kane qene ministra zv ministra drejtora dhe pushtet dashes ne vitet 2005-2013???

PD ka kryesin e vogel dhe kryesine e madhe

Me gjeni sa antare kryesie jane nga ata te viteve 1990-1992, sa jane nga vitet 1997-2005, dhe sa jane te ardhur si “ emigrant” ne PD e te ngritur prej flokesh ne krye te saj gjate pushtetit te PD 2005-2013 dhe me pas me te njenjtin avaz ne 2013-2021???

E thene shkoqur fare kete lloj “ lufte” mes grupimeve te “ ndryshme” por qe ngjajne si dy pika uji, e shoh si sherr mes Q….. per kocka

Shoh qe “ luftojne” Bashen enveriste te 90-91, tankiste te 97, ish funksionar te ps ne vitet 97-2005, ish spiune sigurimi, ish hajdut administrate, njerez me zero kontribut ne PD nder vite etj

Shoh qe “ mbrojne” Bashen enveriste, ish spiune sigurimi, njerez qe kane qene ne te njenjten qeveri me tufen e pare ne vitet 2005-2013, njerez qe kane punuar kane votuar kane ngrene e kane pire bashke gjate argalisjes ne pushtet 2005-2013 e ziheshe neper tavolina po ti thoje ndonje gje per ata te tufes se pare, e sot disa thone nuk i njohim e disa ju kujtojne” bemat” e hereshme por qe kur duhet tua kujtonin ishin bere “ synet” nga gjuha

Pra te dyja tufat jane pothuajse njelloj

Te dy grupet jane pothuajse e njenjta rrace

Dhe “ sherri” ne fakt eshte se nuk durojne dot më pa pushtet, jo se po i ha meraku per Shqiptaret, per Shqiperine apo per Demokratet qe i mashtrojne prej 8 vitesh,se shpejt do fitojne “ luften” me rilindjen

Ne fakt kjo eshte “ lufte” mes “ rilindasish “ pse u shkel “ rregulli” i te hipurit ne karrike 8 vjet nje tufe dhe 8 vjet tufa tjeter

Tufat te tilla do te vazhdojne te tallen me Demokratet dhe me Shqiptaret sa kohe qe Shqiptaret votojne si militante, votojne si tifoze, votojne qorrazi per çdo funderrine qe ka fanellen e ekipit qe eshte tifoz, ose me e keqa shesin voten per 5 leke tek çdo ordiner qe ja afron kete çmim per ti hipur 4 vjet ne kurriz.

Ps: Partia Demokratike lindi si partia e pare kundra partise se komunistave dhe ka 30 vjet qe drejtohet nga komunistet ose bijte e tyre dhe ka shpallur me shume armiq e grupe armiqesore se sa vet partia e punes ne 45 vite sepse mentaliteti i tufes qe ka drejtuar dhe drejton PD eshte po i njenjte me ate te ppsh qe po te do mender udheheqesi te duan edhe vegjelia, po je armik me mender udheheqesin te shpall dhe te sheh si armik edhe rrumbythja me i fundit ne parti

Loading...