“Letër nënës” – Sergei Esenin

LETER NENES -Esenin perkthyer nga Kadare

Gjalle je, ti moj nenocka ime?
Gjalle jam edhe une… te pershendes
Paqja e mbulofte kete mbremje
Izben tende deri ne mengjes.

Mora vesh se ti je merakosur
Atje larg per mua perseri
Se ti shpesh del rruges e brengosur
Mbeshtjelle me te vjetrin shall te zi.

Kur e kalter mbremja bie prane,
Te fanitet ty gjithmone sikur
Diku mua larg ne nje mejhane
Nje i dehur thiken po ma ngul.

Kot ti nene rri me gjak te ngrire
Ky nuk eshte vec vegim i zi
S’jam aq vagabond i pameshire
Sa te vdes pa te shikuar ty.

Une i embel jam prap si me pare
Enderroj kur fushat larg verej
Qe se shpejti nga keto mejhane
Ne shtepine e vogel prap te kthej.

Do te kthej athere kur te mbushet
Kopeshti yne i bardhe me blerim
Vetem ti si tete vjet me pare
Mos me zgjo heret ne agim.

Mos m’i zgjo ti enderrat qe m’u zverdhen
Mos kujto ate qe vate e shkoi…
Se ne bote humbjet edhe lodhjet
Heret i provon nene moj.

Mos mu lut t’i falem zotit prape!
Tek e shkuara nuk ka me kthim
Vetem ti je gazi im i vetem
Ti e vetmja paqe e shpirtit tim.

Pra ti flaki brengat nena ime
Mos u trishto per mua perseri
Dhe mos dil aq shpesh tek rruga e madhe
Mbeshtjelle me te vjetrin shall te zi.

Loading...