‘Letër nga Covid-19’/ Një ndër shkrimet më domethënëse që qarkullon në rrjet

Një ndër shkrimet më domethënëse që qarkullon në rrjet.

LETRA NGA COVID-19:

Përshëndetje, Unë quhem Covid-19. Shumë prej jush me njohin si koronavirus. Më falni për informacionin e pakët, po nuk më thanë se kur do të vij dhe me çfarë forme e force do të prezantohesha tek ju. Përse jam këtu?

Le të themi se jam këtu sepse u lodha duke ju parë se si ecni pas dhe nuk evoluoni. 

U lodha nga mënyra se si e trajtoni planetin. U lodha nga mënyra se si silleni me njëri – tjetrin. U lodha me abuzimet, dhunën, luftërat, konfliktet dhe paragjykimet tuaja.

U lodha nga zilia e shoqërisë suaj, nga hipokrizia juaj, nga egoizmi juaj. U lodha nga koha e pakët që i dedikon vetes dhe familjes.

U lodha nga vëmendja e pakët që i kushtoni fëmijëve tuaj. U lodha nga rëndësia që i jepni gjërave të panevojshme në kurriz të gjërave thelbësore. U lodha nga kërkimi juaj i furishëm për fustanin më të bukur, modelin më të fundit të celularit, makinën më të bukur, thjesht për tu dukur më i plotësuar.

U lodha nga tradhëtitë tuaja. U lodha nga keqinformimi juaj. U lodha nga koha e pakët që i dedikonin komunikimit. U lodha nga ankesat tuaja të vazhdueshme ndërsa nuk bënit asgjë për të përmirësuar jetën tuaj.

E di se jam i ashpër me ju, ndoshta shumë, por jam i paanshëm, jam një virus. Mesazhi që dua t’ju jap është i thjeshtë, dua të theksoj të gjitha kufizimet e shoqërisë ku jetoni, sepse mund t’i eleminoni ato, dhe dua të ndaloj çdo gjë që të kuptoni se e vetmja gjë me rëndësi ku duhet të përdorni gjithë energjinë tuaj që tani e tutje, është thjesht jeta, jeta.

Jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj, ajo ka me të vërtetë nevojë për mbrojtje, për përkëdhelje dhe për ta jetuar së bashku.

Kam dashur që të qëndroni sa më shumë të jetë e mundur të mbyllur dhe të izoluar në shtëpitë tuaja, larg nga prindërit, nga gjyshërit, nga fëmijët dhe nga nipërit tuaj.

Që të kuptoni se sa i rëndësishëm është një përqafim, kontakti njerëzor, bashkëbisedimi, një shtrëngim duarsh, një mbrëmje mes miqsh, një shëtitje nga qendra, një darkë në lokal, ose një vrap në park, në ajër të pastër. Rinisni gjithçka me këto gjeste. Jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë njësoj, jeni të gjithë njësoj.

Mos bëni dallime midis jush. Unë jam kalimtar por ndjenja e afrimitetit dhe bashkëpunimit që kam krijuar mes jush, në shumë pak kohë, duhet të zgjasë përgjithmonë. Jetojeni jetën në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Ecni ngadalë.

Merrni frymë thellë, bëni mirë, shijoni natyrën, bëni atë që ju pëlqen e ju kënaq, dhe krijoni kushte që të mos vareni nga askush. Kur të festoni, unë do të jem larguar, por mos jini më të mirë vetëm në praninë time.

Loading...