Reagon Ministria e Mbrojtjes së Letonisë, lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën nëntetarja shqiptare, Zarife Hasanaj.
Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, si edhe sekretari i NATO-s dhanë një deklaratë për mediat, lidhur me ngjarjen në bazën Adazi, ku u treguan të rezervuar për detaje.
Ata njoftuan se tashmë policia vendase dhe Forcat e Armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin e minës, duke shtuar se nuk është ende e qartë se si ka ndodhur incidenti që i mori jetën 32-vjeçares shqiptare.
“Kam urdhëruar një inspektim të plotë në bazë për të gjetur mina ende të pashkelura, deri atëherë nuk do të ketë trajnim”, tha komandant Kalnins.
I pyetur nëse viktimat dhe familja e të ndjerës do të kompensohen, komandanti Kalnins theksoi se kompensimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por Letonia shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin në atdhe.
Po ashtu, zyrtarët letonezë i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së ushtarakes që ndërroi jetë.