Ka th.yer zemrat e shumë njerezve anembane bote letra e një vogëlushi 7-vjeçar të rritur në një familje me dh.u.në.
Ai i ka shkruar një letër shumë prekëse babagjyshit, ku tregon historinë e tij të trishtë, dhe përveç librave, fjalorit, orës dhe busullës, ai i kërkon babagjyshit edhe një baba shumë të mirë.
Ja çfarë shkruan në letër fëmija i quajtur Blake:
“I dashur Babagjysh,
Ne u detyruam të largoheshim nga shtëpia, pasi babai im ishte i tërbuar. Ne duhej të bënim të gjitha punët, dhe babai mori gjithçka që dëshironte. Mami tha se ne duhej të largoheshim në një vend më të sigurt, ku nuk do të trembeshim. Jam akoma shumë i acaruar. Nuk kam dëshirë të flas me fëmijët e tjerë. Do të vish këtë Krishtlindje? Ne nuk kemi asgjë këtu. Mund të na sjellësh disa libra, një fjalor, një busull dhe një orë. Gjithashtu dua një babi shumë shumë shumë të mirë. Mund ta bësh këtë për mua?”
Presidentja dhe CEO e jetimores “SafeHeaven”, Kathryn Jacob thotë se letrën e kanë publikuar në rrjete sociale sepse duan të ndërgjegjësojë për dh.u.n.ën në familje.