Një ditë, një vajzë e vogël i shkroi një letër të atit të saj. Në letër ajo kishte shkruar:
“Babi im është më i miri dhe më i bukuri në botë. Ai është më i zgjuari, më i mençuri, më i sjellshmi. Ai është superheroi im. Babi do që unë të korr sa më shumë suksese në shkollë dhe unë po përpiqem në maksimum. Ai është më i miri, por ai më gënjen.
Ai më gënjen duke më thënë se ka një punë fikse, kur nuk e ka. Ai më gënjen se ka para, kur nuk ka. Ai më gënjen duke më thënë se nuk është i lodhur, kur duket qartë që është. Më gënjen kur thotë se nuk është i uritur. Ai gënjen duke thënë se ne kemi gjithçka, kur nuk e kemi.
Gënjen duke thënë se është i lumtur. Por ai gënjen për shkak se jam unë në mes të gjithçkaje. Ai më do mua dhe nuk do që unë të mërzitem. Por unë e kuptoj gjithçka. Unë nuk jam aq e vogël sa ai mendon se jam. Unë e di se ai do që të jetojmë një jetë të lumtur dhe e dua babin tim pamasë. Nuk mundem dot as ta shpjegoj se sa”.
Pasi i ati e lexoi këtë letër, ai u kthye nga e bija që po shkonte për në shkollë dhe duke vrapuar drejt saj, e përqafoi atë fort. Të dy u ndanë të përlotur atë ditë, por me një dashuri më të madhe në zemrat e tyre për njëri tjetrin…