Në mes të aludimeve se janë rikthyer sërish bashkë, thuhet se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do shfaqen bashkë në një film.
Pak ditë më parë, moderatorja publikoi në Instagram një video, ku shfaqej krah regjisorit Erion Bubullima. Asnjëri prej tyre nuk zbuloi se çfarë i bëri bashkë, por pamjet e dyshes në Vjenë, aty ku jeton edhe regjisori.
Regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj, raporton Anabel.al dhe tashmë krejt papritur, shohim edhe Borën me të.
Pjesëmarrja e Borës dhe Donaldit në një film do të ishte surprizë për publikun pas gjithë ngjarjeve të ndodhura kohët e fundit mes ish-çiftit.
Në fakt dyshimet përforcohen edhe më shumë nga fakti se në të njëjtën kohë me Borën edhe Donaldi ka udhëtuar drej Vjenës. Kjo gjë u zbulua përmes sistemi Tims, teksa në Instagram ai u shfaq në aeroport dhe udhëtoi pa Romeon.