Lëvizje në doganat në vendin tonë! Report Tv mëson se në doganën e Kapshticës vjen Herkul Marko, i cili zëvendëson në këtë post Rubin Shehun. Ky i fundit ka marrë drejtimin e doganës së Kakavijës.
Në Tiranë, largohet Skerdi Rama dhe në vendin e tij vjen Julian Mehja, ndërsa në Rinas është emëruar Artan Biçpremti.
Lëvizje ka pasur edhe në pikat kufitare në veri të vendit. Më konkretisht në Shëngjin është caktuar Artan Sulejmani, ndërsa në doganën e Bllatës, Bardhyl Dervishi. Nuk dihen ende motivet e këtyre lëvizjeve.
Lëvizje në disa dogana në vend
Në Tiranë ikën Skerdi Rama dhe në vend të tij Julian Mehja
Në Kakavijë ikën Julian Çollaku, në vend të tij Rubin Shehu
Në Kapshticë është emëruar Herkul Marko
Në Rinas është emëruar Artan Biçpremti
Në Shëngjin është emëruar Artan Sulejmani
Në Bllatë është emëruar Bardhyl Dervishi