Lëvizte me armë zjarri në shkollë, policia shoqëron në komisariat 17-vjeçarin shqiptar

Një 17-vjeçar në Kosovë është shoqëruar në polici pasi gjatë kontrollit të policisë iu gjet një armë zjarri e llojit pistoletë.

Mediat vendase bëjnë me dije se i mituri ishte duke qarkulluar me armën e zjarrit në ambientet e shkollës, ndërsa pas intervistimit në polici, i mituri u la i lirë.

“Në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”.

“Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, përfshirë edhe armë dhe mjete tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla”, thuhet tutje në njoftim.

Loading...