Lezhë, qëllohet me armë godina e njësisë administrative

Qëllohet me armë godina e njësisë administrative të Blinishtit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit, dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia ka nisur hetimet dhe ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes. Nuk ka ende asnjë emër konkret si i dyshuar për sulmin me armë por policia ka shoqëruar 10 persona.
Balkanweb

Loading...