Një gjykatës i Bejrutit ka urdhëruar ndalimin e drejtorit të Doganës së Libanit si edhe të drejtorit të përgjithshëm të portit të Bejrutit, pas shpërthimit që ka shkaktuar deri tani mbi 150 viktima dhe 6 000 të plagosur, njoftoi Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve, NNA.
Shefi i Doganave, Badri Daher, paraardhësi i tij, Shafik Merhi dhe drejtori i portit, Hassan Kuraitim do të mbahen në paraburgim për sa kohë që hetimet do të vazhdojnë.
Të enjten, 16 persona u arrestuan në lidhje me shpërthimin në portin e Bejrutit.
Sipas ushtruesit të detyrës së komisionit shtetëror në gjykatën ushtarake, Fadi Akiki
18 persona janë marrë në pyetje deri më tani.
Loading...