Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me një video-selfie teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit, ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kreut të qeverisë, i cili i tha të ndahet nga Likja e Saliu, dhe të këpusë zinxhirin e Monikës, pasi lider nuk është dot, por të bëhet pak burrë. Basha tha se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez, por burrë të bën dashuria dhe përkujdesi ndaj vendit tënde.
‘Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me psitoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit. Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti bandidhësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën.’- tha Basha.