Lidhjet me disa partnerë trend? Gratë ‘durojnë’ tradhtinë kur kanë burrë me lekë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua fenomeni i lidhjeve të hapura, nisur nga një deklaratë e koreografes Rexhina Çuko.

Ajo sqaroi se jashtë janë bërë studime që tregojnë trend në rritje të të tilla raporteve, ndërsa në Tiranë studimi është në zhvillim e sipër.

Ajo nuk e mohoi një trend të tillë në kryeqytet, ndërsa Ilir Dushkaj i mëshoi idesë se të tilla raporte janë të njohura edhe në vendin tonë, por s’ janë kthyer në trend ende.

“Burrat mesdhetarë konservatorë shqiptarë nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë. Ndoshta është më e pranueshme nga ana e grave”, tha ndër të tjera ai, duke shtuar se marrëdhëniet e kompromisit tolerohen në rastin kur burri është me të ardhura të larta ose pushtet.

Loading...