Në botën ku jetojmë, është e pamohueshme që ekziston edhe e mira, edhe e keqja.
Ndryshimi, sidoqoftë, është se të bësh mirë duhet zemër dhe mund, ndërsa e keqja nuk kërkon fare të lodhesh.
Secili nga ne, të paktën një herë në jetë, është dashur të përballet me ligësinë e njerëzve të zemëruar dhe të irrituar, për më tepër plot zili, të cilët na dërgojnë energji negative, që na infektojnë duke na bërë të stresuar dhe negativë.
Të sëmuresh emocionalisht për shkak të ligësisë së të tjerëve ndodh gjithnjë e më shpesh, sepse, çdo ditë shumë njerëz, të vegjël nga shpirti, përhapin thashethemet të sajuara, ose të bazuara në hipoteza, vetëm për të prishur jetën e atyre që kanë zili.
Në një botë ku ju jeni gjithmonë të lidhur dhe ku teknologjia na lejon të ndajmë informacione me këdo, zilia, urrejtja dhe egoizmi shkojnë krah për krah dhe zënë vendin e ndjenjave, të dashurisë, të dashamirësisë dhe empatisë.
Në rrjetet sociale, të gjithë ndjehen të lirë të ofendojnë, të kenë fjalën e tyre, vetëm sepse ndodhen prapa një kompjuteri ose një smartphone, duke mos u kujdesur më së paku për të mos dëmtuar personin në anën tjetër. Ata janë të ashtuquajturit “luanë të tastierës”, që veprojnë në këtë mënyrë thjesht sepse mbrohen nga një ekran.
Ka kaq shumë njerëz që gjykojnë dhe pështyjnë sentenca, pa pasur njohurinë më të vogël për situatën. Ata janë të njëjtët njerëz që nuk dinë të duan. Askush nuk ua ka mësuar kuptimin e fjalës “dashuri”, dhe për shkak të sjelljes dhe ligësisë së tyre, shumë të tjerë sëmuren emocionalisht.
Sidoqoftë, njerëzit emocionalë dhe të ndjeshëm vuajnë nga situata që nuk i shqetësojnë ata personalisht, por që dëmtojnë njerëzit afër tyre. Për shembull, kur një anëtar i familjes, një mik apo partner ndihet keq për diçka që është thënë ose bërë, ata vuajnë bashkë me ta. Ata marrin përsipër vuajtjet e tyre, që peshojnë si gurë në shpirtin e tyre.
Ne duhet të mësojmë të lëmë të gjithë negativitetin dhe keqdashjen që të rrjedhin e shkojnë tutje, nuk ia vlen të kushtëzohemi shumë dhe të sëmuremi për shkak të zhgënjimeve të të tjerëve. Buzëqeshja jonë është shumë e çmuar për ta fshirë. / meb.al