Lind foshnja me dy koka, tre krahë dhe dy zemra

Një foshnjë e lindur me dy koka, tre krahë dhe dy zemra ka habitur mjekët në Indi.

Shaheen Khan dhe bashkëshorti i saj Sohail ishin në pritje të dy binjakëve të formuar plotësisht, por u tronditën kur ajo solli në jetë një fëmijë me dy koka më 28 mars në Ratlam, në shtetin indian të Madhya Pradesh.

Gjendja njihet si “parapagus dicefalik” – ku dy foshnja bashkohen në një bust – dhe shpesh lindin të vdekur.

Por foshnjat e lidhura mrekullisht kanë mbijetuar deri më tani dhe janë shtruar në një spital në qytetin e Indore për t’u monitoruar nga mjekët.
Shaheen është shtruar në spitalin e qarkut në Ratlam. Një nga mjekët, doktor Lahoti, tha: “Këto raste janë të rralla dhe gjendja e foshnjave mbetet e pasigurt, sidomos në ditët e para.

“Për këtë ne i kemi mbajtur nën vëzhgim.”

Binjakët e lindur me dy koka, por që ndajnë një trup, njihen si “parapagus dicefalik” – një formë jashtëzakonisht e pazakontë e lidhjes që thuhet se prek vetëm një në një milion lindje.

Loading...