Lindshmëria në nivelin më të ulët në 32 vitet e fundit

Shkalla e natalitetit në SHBA në vitin 2018 ka qenë në nivelin më të ulët gjatë 32 viteve të fundit, sipas një raporti të detajuar të publikuar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në SHBA vitin e kaluar kanë lindur gjithsej 3 788 235 foshnje, ndërsa shkalla e natalitetit ka qenë më e ulët për 2% në raport me vitin 2017.

Sipas rezultateve të raportit, shkalla e lindjeve në mesin e personave të grupmoshës prej 15 deri në 19 vjeç vitin e kaluar ka qenë më e ulët për 7 % në krahasim me vitin 2017.

Po ashtu është zvogëluar shkalla e lindjeve në mesin e grave të grupmoshës prej 20 deri në 24 vjeç si dhe në mesin e personave të grupmoshës 25-29 vjeç.

Në grupmoshën 35-39 është rritur shkalla e lindjeve me 1%, ndërsa në kategorinë prej 40 deri në 44 vjeç shkalla e lindjeve është rritur me 2%./atsh

Loading...