Liqeni i mbushur nga qytetarët pas orarit zyrtar, shkarkohet shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë

Shkarkohet shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë, Oltion Agolli për performancë të dobët në lidhje me menaxhimin e situatës së COVID-19.

Sipas burimeve raportohet se shkarkimi është firmosur nga drejtori i policisë Ardi Veliu.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama në emisionin Opinion.

Kryeministri ka thënë se për shkak se Liqeni ka qenë i mbushur me qytetarë pas përfundimit të orarit zyrtar, për shkak të covid-19, Drejtori Veliu ka marrë masë të menjëhershme duke shkarkuar shefin e komisariatit që mbulon zonën.

“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit që mbulon zonën e liqenit në Tiranë. Dje pas orarit zyrtar ka pasur një numër shumë të lartë qytetarësh dhe drejtori Ardi Veliu ka vepruar menjëherë”, tha kryeministri Rama.

Me të njëjtin motivacion i është dhënë vërejtje shefit të komisariatit nr. 2./lajmifundit

Loading...