Liqeni më i madh artificial do përdoret edhe për peshkim – Fierza nuk do prodhojë vetëm energji!

Liqeni i Fierzës në kaskadën e Drinit është shpallur hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.

Me një vendim qeverie të bërë publik dy ditë më parë,nënvizohet se organizata e menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.
Për zbatimin e këtij vendimi qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Bujqëisë dhe KESH

Vendimi i qeverisë

Kryeministri Edi Rama
Vendim për shpalljen e liqenit të fierzës si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 54, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
Vendosi
1. Shpalljen e liqenit të Fierzës, hapësirë ujore me interes për peshkimin, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.
2. Organizata e menaxhimit të peshkimit, brenda 12 muajve, nga data e shpalljes së kësaj zone, përgatit planin e bashkëmenaxhimit për liqenin e Fierzës, i cili miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për peshkimin.
3. Veprimtaritë dhe investimet që do të kryhen në zonën bashkëmenaxhuese të liqenit të Fierzës duhet të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe për zonat e mbrojtura si dhe të mbahet në konsideratë qëllimi parësor i prodhimit të energjisë elektrike.

Kontrata për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit, që do të lidhet me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit, dhe plani i bashkëmenaxhimit të peshkimit për këtë zonë do të marrin pëlqimin paraprak nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a.
4. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
m.v./Shqiptarja.com TAG: vkm liqeni i Fierzes

Loading...