Lista e bizneseve që do të hapen me 27 prill

Më 27 prill do të hapen bizneset që janë klasifikuar në listën e dytë të qeverisë për të nisur punë pas bllokimit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Për hapjen e këtyre bizneseve kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë 27 589 punonjës të regjistruar në këto biznese që me datë 27 prill do të mund të rikthehen në punë.

Me anë të një njoftimi të mëparshëm kryeministri njoftoi se “nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh”

Ndërkohë në nesër do të filloj punë edhe shërbimi taksi. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës kanë nxjerrë urdhrin se si do të funksionojë shërbimi Taksi, ku thuhet se fillimisht shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.

Lista e Bizneseve që do të hapen:

G4719 Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara
G4771 Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara
G4778 Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara
H4932 Aktiviteti i taksive
G4751 Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara
G4772 Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara
S9609 Aktivitete te tjera p.k.t
G4759 Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të special izuara p.k.t
G4776 Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
G4777 Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara
G4743 Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar
J5920 Rregjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
G4753 Tregtia me pakicë e qylymave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të specializuara
G4765 Tregtia me pakicë e lojrave dhe lodrave në dyqane të specializuara
G4763 Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara
G4764 Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara
4742 Shitje me pakice e sistemve te sigurise/ paisejt e telekomunikacionit ne dyqane te specializuara

Loading...