Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar ashpër pas akuzave nga përfaqësues të opozitës lidhur me abuzimin se.ksual ndaj një 14-vjeçarje në Kavajë nga një grup bashkëmosharatësh të saj.
Deklaratat politike lidhur me këtë çështje Lleshaj i konsideron neveri, duke iu përgjigjur kështu sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili sot në rrjetet sociale ka akuzuar se policia të fshehë ngjarjen.
S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!
Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi.
Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri.
Loading...