Zgjatja e fashës së orarit për qytetarët nuk duhet të keqkuptohet.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një komunikim për gazetarët dhe se në dispozicion janë vendosur edhe drone inteligjentë për të bërë të mundur identifikimin e personave që shkelin rregullat.
Deklarata e Ministrit Sandër Lleshaj:
Zgjerimi fashës së orareve është për ata që duan të shkojnë në punë dhe të ulet dendësia në qarkullim për ata që do shkojnë për të vlerë
Zgjerimi i fashës së orareve është bërë vetëm për të mundësuar një destinacion, ose në punë ose për të shkuar në dyqan. Ata që gjenden jashtë këtyre kushteve do të ndëshkohen dhe policia do të shtojë në maksimum masat për rritjen e kontrollit. Në funksion të rritjes së kontrollit janë futur drone inteligjent që mundëson identifikim të personave që shkelin, mundëson ndjekjen automatike të tyre dhe mundëson që policia të bëjë ekzekutimin e masave të atyre që shkelin rregullat.
Ftoj qytetarët për bashkëpunim dhe për mirëkuptim dhe për mos keqkuptim të zgjatjes së fashës së orarit.